Në aplikacionin e “Komisariatit Dixhital” është shtuar një rubrike e re për të denoncuar lloje të ndryshme të krimeve mjedisore. Gjatë një takimi të përbashkët me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, drejtues të Policisë së Shtetit dhe IKMT, ministri Çuçi tha se nga 1 shtatori 2021 e deri sot, janë mbi 40,000 denoncime e ndër to, plotë 276 lidhen me krimet mjedisore.