Ersi Meçollari 17 vjeç, nxënëse e klasës së 10-të në gjimnazin "Siri Shapllo" të Gjirokastrës i dha fund jetës në banesën e saj pasditen e djeshme pas një periudhe të gjatë vetëizolimi psikologjik. E mitura u gjet nga i ati në dhomën e saj pa shenja jete dhe është transportuar menjëherë për në spital. Ajo dyshohet se është vetëvarur në banesë ndërsa mjekët e urgjencës vetëm kanë konfirmuar humbjen e jetes .