Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca bëri me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë u nënshkrua një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e veterinarisë, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Në fund të mbledhjes, Krifca tha se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje hapet për herë të parë eksporti për produktet blegtorale, si dhe evitohen ndalesat në kontrollet e pikave kufitare.