Kreu i policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka mohuar akuzat e familjarëve të Egli Progës se vrasja e tij u mundua të fshihej nga efektivët e policisë. Në një deklaratë për mediat, Rrumbullaku tha se ngjarja nuk është fshehur në asnjë moment dhe është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer të gjitha hetimet e nevojshme dhe janë sekuestruar pamjet e sigurisë. Rrumbullaku tha se ngjarja është zbardhur në kohë rekord dhe po ashtu autori është arrestuar dhe i është dorëzuar drejtësisë.