Mungesa gati dy vjeçare përballë njëri tjetrit në parlament, bëri që Edi Rama dhe Lulzim Basha ta kthenin foltoren e parlamentit në një ring akuzash dhe kundra akuzash fillimisht për krizën energjitike. Pasi e quajti Bashën një mik të mirë, Edi Rama i dha leksione etike si të sillet në parlament. Megjithëse Sali Berisha nuk ishte në parlament, foltorja e tij u përmend nga kryeministri dhe kreu opozitës. Edi Rama i tregoi Bashës këshillën e fundit.