Top Channel/Kreditë me probleme mund të rriten 10%. BSH:Efektet e pandemisë mund të shtrihen deri…
06/07/2021 19:43

Efektet e pandemisë duket se do të shtrihen për një periudhë afatgjatë në ekonomi, duke përfshirë edhe sektorin bankar. Banka e Shqipërisë parashikon që raporti i kredive me problem të rritet në 10% në fund të këtij viti, pas një periudhe të gjatë në nivele të qëndrueshme si rrjedhojë e masave lehtësuese që banka ndërmori vitin e kaluar përmes një moratoriumi 6-mujor për shtyrjen e kësteve të kredive. E në fakt, këto masa të përkohshme që adresonin nevojat e huamarrësve të prekur nga pasojat e krizës së Covid-19 biznese a individë, bëri që niveli i kredive me probleme të arrinte në 8.11% në fund të vitit 2020. Të njëjtin trend në rënie ka ndjekur ky tregues edhe përgjatë pjesës së parë të këtij viti pasi sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë në fund të prillit, raporti i kredive të këqija arriti në 7.88%. Sipas raportit të bankës qendrore, gjatë vitit të kaluar treguesi i kredive me probleme për segmentin e individëve që u goditën më shumë nga kriza shënoi rritje pasi të ardhurat e shumë prej tyre u kufizuan si rrjedhojë e humbjeve të vendeve të punës. E kundërta ka ndodhur me bizneset, pasi kreditë me probleme për këtë segment shënuan rënie për shkak të mundësive më të mëdha financiare të sipërmarrjeve për të menaxhuar situatën e vështirë. Sa i takon ndarjes së kredive të këqija sipas monedhës, rezulton që vitin e kaluar portofoli i huave me probleme në lekë paraqet një tregues më të ulët krahasuar me atë në valutë.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14