Kanë nisur aplikimet për punonjësit e administratës publike që përfitojnë nga programi i kredisë së lehtësuar për blerjen e banesës. Kryeministri Edi Rama njofton se e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive.