Duke nisur nga viti i ardhshëm akademik, çdo student që ndjek arsimin e lartë në universitetet shqiptare mund të aplikojë për kredi studentore duke pasur garanci shtetin. Ky është vendimi i këshillit të ministrave që u miratua këtë të premte, që lehtëson jetesën e të rinjve gjatë studimeve, duke mbuluar jo vetëm tarifat e studimit por edhe kostot e përditshmërisë. Ministrja e arsimit Evis Kushi shpjegoi në një dalje për mediat shpjegoi kushtet që duhet të plotësojnë përfituesit.