Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thotë se Kosovës nuk i duhen institucione njëetnike sepse një gjë e tillë nuk është në frymën kushtetuese të shtetit. Në një intervistë për Kosovapress Krasniqi u shpreh se asociacionet e komunave mund të formohen vetëm bazuar në ligjet e Kosovës.