Kurrë nuk jam përfshirë në vrasje, u shpreh në sallën e gjyqit në Hagë ish kryetari im Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili përballet me akuza të rënda në cilësinë e ish zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat ai nuk I pranuar kurrë. Krasniqi tha përpara trupit gjykues se “urren dhunën, vrasjen e torturat”, jo thjesht sepse edhe ai vetë ka qenë subjekt i dhunës, por sepse “i konsideron të ulëta”, ndërsa vetë aktpadinë e cilësoi të pakuptimtë.