Top Channel/ Kramon sulmon Kurtin: Ushtria digjitale e Vetëvendosjes kufizon lirinë e shprehjes
27/03/2024 19:15

Raportuesja e Kosovës në PE: Ushtria digjitale e Vetvendosjes kufizon lirinë e shprehjes Marrëdhëniet e Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës me ndërkombëtarët gjatë muajve të fundit kanë qenë në nivele kritike. Këmbëngulja për “dinarin”, por edhe përplasjet për disa çështje të tjera kanë sjellë reagime fshikulluese nga SHBA dhe BE në adresë të Kurtit dhe qeverisë së tij. Kritika më e fundit ndërkohë vjen nga Raportuesja e Kosovës në Parlamentin Europian, Viola von Kramon, e cila ka deklaruar se Vetëvendosja po kufizon lirinë e shprehjes. Ajo ka shpërndarë në platformën “X” një artikull të “Balkan Insight”, Kramon citon se në Kosovë, “ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar ekzistencën e një ushtrie dixhitale për të shpërndarë informacione dhe për të shënjestruar ata që kanë qëndrime të kundërta”. “Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Më të vërtetë ushtria digjitale e Vetëvendosjes kufizon lirinë e shprehjes”, ka shkruar Von Cramon krahas artikullit. Edhe në të kaluarën Kramon është përfshirë në një replikë me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës për këtë çështje. Ajo tha se ‘robotë’ të Qeverisë së Kosovës në internet po sulmonin asistentin e saj.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48