Në nisje të sesionit të ri parlamentar, deputetët do të gjejnë në tavolinat e tyre të punës edhe një letër të kryetqrit te KQZ Ilirian Celibashit, i cili i rikujton ligjvenesve kohën e humbur pa miratuar ndryshimet në reformën zgjedhore. Shqetësimi i Kryekomisionerit lidhet me moszbatimin e vendimeve te Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar se vota e diasporës nuk do te realizohet nesë Kuvendi nuk ndryshon ligjin.