Jani Miçi, sot 73 vjeç mban ende gjallë në Dropull, në fshatin Vrisera, kovaçanën e fundit që prodhon vegla pune ose që riparon objekte me vlerë nostalgjike. Jani gjithë jetën e tij që 16 vjeç e ka lidhur me zanatin e kovaçit dhe ka përgatitur mijëra vegla pune dhe zbukurime në hekur për klientë nga i gjithë Jugu i vendit por edhe nga veriu i Greqisë. I vetëm, pa ndihmës ai vazhdon ti japë jetë hekurit dhe është i kënaqur që përgjatë jetës ka ushtruar një profesion që e ka dashur, që i ka kalitur durimin dhe të menduarin.