Kostot me të cilat përballen bizneset për të prodhuar mallra në Shqipëri duket se janë stabilizuar në fund të vitit të kaluar, duke sinjalizuar se presioni për rritje të mëtejshme të çmimeve për konsumatorët mbetet i ulët. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e katërt të vitit 2025 u rrit me vetëm 0.2 për qind. Ky tregues mat kostot që bizneset kanë përpara se produktet të dalin në treg dhe konsiderohet si një sinjal i hershëm për ecurinë e çmimeve për konsumatorët. Megjithatë, jo të gjithë sektorët kanë pasur të njëjtën ecuri. Rritja më e dukshme e kostove është shënuar në industrinë përpunuese me 0.5 për qind. Brenda këtij sektori, prodhimi i mobiljeve ka regjistruar rritjen më të madhe të kostove me rreth 1.5 për qind, ndërsa përpunimi i produkteve farmaceutike me 1.4 për qind