Pas 12 vitesh histori suksesi me eksportet, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për herë të parë, fermerët e bimëve aromatiko-medicinale janë në prag falimentimi. Shkak është bërë rritja e menjëhershme e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë. Ata thonë se kostoja e prodhimit është me e lartë se fitimi vjetor.