Top Channel/“Kosovën do ta lajmë në gjak” arrestimi i malazezit-tensione mes Prishtinës e Podgoricës
02/07/2021 12:42

Arrestimi i shtetasit malazez Risto Jovanovic, katër ditë më parë në Kosovë, mund të shkaktojë thellim të krizës së brendshme politike në Mal të Zi, që pervecse komplekse, mund të acarojë dhe marrëdhëniet diplomatike midis Kosovës dhe Malit të Zi, thote REL. Policia e Kosovës e arrestoi Jovanovicin më 28 qershor në Gazimestan, gjatë shënimit të Vidovdanit, pasi, siç pohoi policia, ai kishte brohoritur thirrje nacionaliste dhe kishte përdorur gjuhë që nxit urrejtje. Para gjykatës në Prishtinë, ai i mohoi këto pretendime të prokurorisë. Megjithatë, gjykata i dha 30 ditë paraburgim. Për shkak të arrestimit të Risto Jovanovicit në Kosovë, në Mal të Zi, për të tretën herë protestuan dhjetëra qytetarë, pranë ndërtesës së Qeverisë malazeze, ku njoftuan se do të radikalizojnë protestën “nëse Qeveria nuk bëhet më aktive sa i përket këtij rasti dhe nëse Jovanovic nuk lirohet”. Duke folur për pasojat e mundshme të ketij rasti në raportet midis Kosovës dhe Malit të Zi, analisti politik nga Prishtina, Agron Maliqi, nuk e përjashtoi mundësinë që gjërat të shkojnë në drejtim negativ. “Kur diçka bëhet çështje e politikës së brendshme në një vend dhe e presionit politik, gjithçka është e mundshme, sidomos në kontekstin e një brishtësie shumë të madhe të Qeverisë së atjeshme (të Malit të Zi)”, eshte shprehur ai.

Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48
Top Channel/Deputetja e PDK i shkon Kurtit në foltore dhe i merr mikrofonin: Ke katër vite që…
03/04 18:39
Top News- Presidenti i ri, Kurti nuk nxiton/ Kryeministri thërret negociata javën e ardhshme
03/04 16:36
Top Channel/ PDK largohet nga Kuvendi, protesta pas bllokimit të rezolutës për luftën
03/04 12:21
Top Channel/ Rritja e cmimeve në Kosovë, ndërhyn Kurti: Jo abuzimeve, vendosen cmime tavan!
03/04 12:01
Top Channel/ Kurti: Të shmangim zgjedhjet! Dekreti i presidentes, politikisht i gabuar
02/04 20:08
Top Channel/ Debati në Kuvendin e Kosovës, rrëzohet rezoluta për të vërtetën e luftës
02/04 19:58
Top Channel/ Kurti kërkon shmangien e zgjedhjeve: Dekreti i Osmanit, anti-kushtetues!
02/04 15:17