Policia e Kosovës ka arrestuar Astrit Isufin, të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Golluboc të Malishevës. Rreth orës 6:30 të mëngjesit të së premtes i njëjti është lokalizuar në fshatin Plloqicë dhe ishte i plagosur. Dyshohet se plagët nga arma e zjarrit i kanë ardhur gjatë përleshjes me dy viktimat.