Fermerët në Kosovë mbollën dhe korrën arat me grurë, por shumica prej tyre ende nuk i morën subvencionet për mbështetje direkte nga Ministria e Bujqësisë. Fermerët e vendit kërkojnë nga Qeveria të subvencionohen para se të fillojnë punën, në mënyrë që të jenë më të përgatitur.