Një sulm me granata dore në oborrin e shtëpisë së një serbi në fshatin Ranilluk ka vënë në lëvizje Policinë e Kosovës, i dyti episodi i këtij lloji në veriun e vendit ku situata mbetet e tensionuar prej muajsh. Në raportin e forcave të rendit theksohet se si pasojë e shpërthimit ka pasur vetëm dëme materiale e jo të lënduar.