Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, doli nga salla e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, pak pasi kishte hyrë kryetari i këtij Komisioni, Bekë Berisha, i cili kërkoi që Sveçla dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, të raportonin ndaras para Komisionit. Berisha, deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha se mbledhja e 12 tetorit është kerkuar për të raportuar rreth operacionit në veri të Kosovës ditë më parë, kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatojë masën e reciprocitetet për targat e makinave të regjistruara në Serbi.