Prezantimi i draft-statutit për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë do të bëhet për një periudhë gati dy javore nga një ekip menaxhues I cili pershkruhet si misterioz në media. Kjo për shkak se nuk dihet as se kush e përbën këtë ekip, dhe për rrjedhojë, as se kush e ka shkruar statutin.