Mërgimtarët që vijnë në Kosovë me automjete nga një korriku nuk do kenë nevojë të paguajnë policën e sigurimit kufitar. Atë mund ta marrin pa pagesë në secilën pikë kufitare hyrëse për në vendlindje. Periudha e vlefshmërisë së policës është një muaj që nga dita e hyrjes brenda territorit. Mëngimtarët shprehen të kënaqur me këtë lehtësim.