Pas një stabiliteti të shkurtër me çmimin e naftës, pati sërish lëvizje në treg. Në pjesën më të madhe të pikave të shitjes me pakicë një litër naftë shitet për 1 euro e 73 cent. Në fillim të javës çmimi i naftës shkonte më së larti në 1 euro e 64 cent për litër. Por çmimi ndryshoi brenda javës, të enjten në mbrëmje çmimi u rrit për katër centë duke shkuar në 1 euro e 70 cent ndërkohë që të premten arriti në 1 euro e 73 cent për litër, çmim me të cilin po shitet edhe të shtunën.