Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se ka një rritje shqetësuese të rasteve me meningjit, sidomos tek të rinjtë. Raportet e fundit dëshmojnë një shtim të ndjeshëm të të prekurve nga sindroma meningeale gjatë muajit korrik-gusht, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe pse kjo sëmundje mund të prekë, këdo, ka sërish disa grupmosha që konsiderohen më të rrezikuara.