Mungesa e institucioneve të reja dhe mos-konstituimi i kuvendit të ri rrezikon që t’i sjellin kosto financiare Kosovës. Bëhet fjalë për kontratat qindra milionë euro me financim nga jashtë dhe Kosova është i vetmi vend në rajon që ende nuk i ka përfituar.