Problemet me sistemin e numërimit të votave janë duke shkaktuar vonesa në nxjerrjen e rezultateve për kandidatët për deputetë në Kosovë pas zgjedhjeve të së dielës. Për të disatën herë, sistemi nuk ka qenë funksional në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë.