Mërgimtarët e Kosovës po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova. Qytetarët u ankuan në hyrje kanë pritur deri tri orë. Sipas tyre, e njëjta situatë është edhe në dalje të Kosovës. Shkak është bërë vonesa nga Serbia dhe moti i keq. “Kemi ardhur nga Gjermania, kolonë ka pasur në hyrje të Serbisë. Po ashtu gati 3 orë kemi pritur edhe në hyrje të Kosovës gati 3 orë. Shumë ka pasur kolonë… Po besoj që bëhet më mirë edhe në 30-40 vjet për me u kthyer me jetua në Kosovë”, tha një shqiptar i Kosovës.