Javën e kaluar, qeveria e Kosovës ndau 4 milionë euro për minatorët e Trepces, me qëllimin të kapërcehej kriza në të cilën ndodhej, pas dy muajsh pa paga. Megjithatë, kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi i tha mediave vendase se minatorëve u është kaluar vetëm rroga e muajit qershor.