Dhjetëra qytetarë kanë marshuar nëpër sheshet e Prishtinës, në shenjë proteste ndaj propozimit për rritje të tarifave të energjisë elektrike. Sipas tyre opsionet e ofruara nga Qeveria e Kosovës për të dalë nga kriza energjetike e varfërojnë qytetarin. “Propozimi i fundit i ZRRE-së për bllok tarifën do të na varfërojë edhe më tej secilën e secilin prej nesh“, u shpreh një nga organizatoret e protestës, Anita Mjeku.