Top Channel/ Kosovë, prangosen Smakaj, Kilaj e Fazliu, bastiset shtëpia e Kuçit
05/12/2024 23:13

Me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të enjten është ndërmarrë aksion i gjerë në Kosovë, ku janë kryer arrestime e bastisje në disa shtëpi të ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Gjatë aksionit janë arrestuar: ish-kryetari i Malishevës, Isni Kilaj, ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Fadil Faziu. Që në orët e para të mëngjesit të së enjtes e deri në mbrëmje, hetuesit kanë qëndruar edhe në shtëpinë e Hajredin Kuçit në Prishtinë. Ata kanë kërkuar prova në shtëpinë e ish-zv.kryeministrit dhe ish-ministrit të drejtësisë, që mund t’i ndihmojnë në hetimet e tyre lidhur me frikësimin e dëshmitarëve apo zbulimin e informacioneve sekrete të dëshmitarëve të mbrojtur. Edhe PDK-ja ka shprehur shqetësim lidhur me zhvillimet që ndërlidhen me Gjykatën Speciale. Në komunikatën për media kjo parti, që dikur është udhëhequr nga Hashim Thaçi e më pas edhe nga Kadri Veseli, të dy të akuzuar nga Specialja, ka shkruar po ashtu se kërkesa e fundit që e ka paraqitur mbrojtja e katër të akuzuarve në rastin ku po gjykohen ish-udhëheqësit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së “ka ngritur shqetësime serioze për trajtimin jo të drejtë” në këtë proces. Mbrojtja e të akuzuarve pak ditë më parë është ankuar për njëanshmëri të trupit gjykues.

Top Channel/ Miratohet rezoluta per te verteten e luftes ne Kosove!
10/04 15:09
Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58