Një fletëvotim i një votuesi nga diaspora i shtypur gabim ka përplasur vëzhguesit e partive politike në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Sami Kurteshi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkoi që ky fletëvotim të llogaritet si i vlefshëm.