Teksa deputetët në Kosovë dështuan për të 34-tën herë radhazi të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, opozita ka nisur të lëvizë. Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është takuar me liderin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, takim ky të cilin ky i fundit e përshkroi si “jashtëzakonisht të mire”.