Kanë mbetur edhe një javë deri në skadimin e masës së përkohshme që pezulloi për herën e dytë punën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës si pasojë e ankesave në Gjykatën Kushtetuese lidhur me konstituimin. Kushtetuesja pritet që të japë vendimin e saj pas anekesës së Listës Serbe për moszgjedhjen e nënkryetarit nga radhët e saj. Monitoruesit e punës së Kuvendit, presin që institucioni më i lartë juridik i vendit të sqarojë mënyrën e votimit për nënkryetarët.