Top Channel/ Kosovë, nëna e vaksinuar kundër Covid: foshnja lind me antitrupa!
18/08/2021 12:00
Një rast i rrallë është shënuar në Kosovë, ku një foshnje ka lindur me antitrupa kundër Covid 19 nga nëna e saj, e cila ishte vaksinuar më herët kundër koronavirusit. Foshnja u testua pas ardhjes në jetë dhe rezultoi me antitrupa kundër sëmundjes.