Ndotja e ajrit në Kosovë përkeqësohet akoma edhe më shumë në periudhën e dimrit, kur qytetarët përdorin më shumë qymyr për ngrohje. Për të dhënë informacion lidhur me nivelin e ndojtjes, në Prishtinë është vendosur një tabelë paralajmëruese në mes të shëtitores së kryeqytetit, që tregon cilësinë e ajrit, e përmes të cilës kalimtarët paralajmërohen që të mos thithin ajrin pa maskë, thekson DW.