Top Channel/ Kosovë, mbyllet procesi i rinumërimit të votave
30/01/2026 22:59

Pak orë para mesnatës ka përfunduar procesi i rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të shtunën do të shpallë rezultatet përfundimtare pas stërzgjatjes së procesit. Deri te rinumërimi erdhi për shkak të manipulimit me votat e kandidatëve për deputetë. Si rrjedhojë e kësaj skeme rreth 200 komisionerë e vëzhgues u intervistuan nën dyshimin për falsifikim të rezultatit zgjedhor, 35 ndodhen në paraburgim, një pjesë e tyre edhe nën dyshimet për marrje ryshfeti e kanosje. Intervistimet e ndalimet e komisionerëve ndodhën në Prizren ku dyshohet se u manipuluan mbi 69 mijë vota e në Malishevë ku u devijuan rreth 17 mijë vota. Hetimet për falsifikim të rezultatit zgjedhor kanë nisur edhe në Drenas e Obiliq. E sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kandidati me më së shumti vota të manipuluara rreth 7 mijë është Fetah Paçarizi i Partisë Demokratike të Kosovës, pasuar nga bashkëpartiaku Nait Hasani me mbi tre mijë vota të devijuara. Edhe brenda listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës u aplikua e njëjta skemë e mashtrimit me rezultat zgjedhore, ku sipas të dhënave mbi një mijë vota të manipuluara ka Xhavit Uka i pasuar nga Driton Selmanaj. Në Lëvizjen Vetëvendosje, Taulant Kelmendi është kandidati në favor të së cilit punoi skema e manipulimit duke ia shtuar mbi 900 vota. Pas shpalljes së rezultateve të shtunën, duhet të pritet po ashtu afati i ankesave për certifikim të rezultatit e kjo i hapë rrugë nisjes së procedurave për formimin e institucioneve.

Top News- Kushtetuesja i rrëzoi dekretin, reagon Vjosa Osmani: Asnjë shkelje
25/03 22:56
Top News – Kushtetuesja rrëzon dekretin e Osmanit/ Deputetët 34 ditë kohë të zgjedhin Presidentin
25/03 20:07
Top Channel/ Kosovë, 34 ditë për presidentin! Kushtetuesja rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit
25/03 19:43
Top News – ‘Po më baltosin qëllimisht’. Osmani flet për përballjen me Kurtin dhe Vetëvendosjen
25/03 17:33
Top Channel/ Kosova në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, çfarë rrezikon!
25/03 15:01
Top News -‘Nuk ka barrë më të rëndë se kjo…’/ Kërkimi dekadësh për të zhdukurit e luftës në Kosovë
25/03 14:26
Top News – ‘Kosova nuk harron’ / Osmani e Kurti kujtojnë sulmin e NATO-s kundër Serbisë
24/03 22:51
Top Channel/ 27 vite nga bombardimet e NATO, më 1999 nisi sulmi ndaj agresionit serb
24/03 20:02
Top News – Arrestohet serbi në Kosovë. I dyshuar për krime lufte, u kap në kufi
24/03 11:50
Top News – Vrasja e trefishtë në Podujevë. Autorja mori peng të moshuarën – ‘Do ju vras të gjithve’
24/03 11:09
Top News – Përgjysmim të TVSH dhe akcizës. Kosovë, qeveria hedh poshtë propozimin e AAK
24/03 09:46
Top Channel/ Debati për naftën në Kosovë. Biznesi kërkon ulje takse, qeveria refuzon
23/03 19:41
Top Channel/ Podujevë, vdes dhe autorja e sulmit: Dalin emrat, motivi ende mister!
23/03 15:07
Top Channel/ Të shtënat në Podujevë, vdes edhe e plagosura tjetër: Mister motivi!
23/03 11:50
Top News- Politikanët urojnë besimtarët/ Fitër Bajrami, Osmani e Kurti mesazhe për solidaritet
20/03 12:53
Top Channel/ “Kosova peng i krizave”, Myftiu Tërnava: Politika të vendosë interesin kombëtar mbi…
20/03 12:13
Top News- Festohet Fiter Bajrami në Kosovë/ Myftiu Tërnava mesazh liderëve politikë
20/03 10:16
Top News-Manovrat serbe shqetësojnë Preshevën/ Kamberi: NATO të rishikojë zonën tokësore të sigurisë
19/03 21:00
Top News- Keqtrajtimi i 5-vjeçarit në Lipjan/ Pas paraburgimit të prindërve, hetime shtesë
19/03 19:18
Top Channel/ Serbia nis ushtrinë në kufi, Kurti: Show agresioni, reagon KFOR!
19/03 15:11