Këshilli i Sigurisë së Kosovës miratoi me urgjencë masa sigurie shtesë rreth objekteve dhe shërbimeve thelbësore, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës kritike të vendit, pas një sulmi që i shkaktoi dëme kanalit të ujit të Ibër-Lepencit në veri të vendit. Kanali në fjalë furnizon me ujë nga liqeni i Ujmanit disa qytete dhe termocentrale në zonë. Në deklaratën e lëshuar prej Këshillit pas mbledhjes së jashtëzakonshme theksohet se “të dhënat e para sugjerojnë se ky sulm i radhës është orkestruar nga shteti serb, i cili ka kapacitete për një sulm të këtillë kriminal e terrorist.