Top Channel/ Kosovë, mazhoranca dhe opozita debate për raportin e BE
31/10/2024 19:58

Kuvendi i Kosovës ka debatuar për raportin e progresit që Kosova e ka pranuar të mërkurën. Deputetët e pushtetit i interpretuan gjetjet e këtij raporti sikur arritje të vendit, duke thënë që Kosova ka shënuar përparim në shumë fusha. Gjatë tre viteve të fundit, raportet e Komisionit Evropian kanë theksuar arritjet e rëndësishme legjislative të Kosovës në kriteret politike dhe progresin e saj në përmbushjen e standardeve ekonomike dhe të Bashkimit Evropian Megjithatë, opozita e pa këtë si mashtrim të qytetarëve. Deputetët opozitarë cilësuan se vendi nuk ka qenë në këtë situatë asnjëherë më parë, kur bëhet fjalë për politikën e jashtme dhe sektorë të tjerë. Mjaft më me gënjeshtra, popullin duhet me dalë me e pa në sy për situatën dhe realitetin në të cilin jemi, jemi me masa, jemi nën sanksione. Kur e dëgjoja fjalimin e përfaqësuese së grupit më të madh politik të Kuvendit të Kosovës, për raportin e progresit thash mos e kanë ndryshu me inteligjencë artificiale, sepse unë e kam lexuar një dokument tjetër. Të dhënat që janë aty, janë më shumë se shqetësuese. Një nga to që përmendet më së shumti dhe nuk ka qenë në raportet e kaluara, është centralizim tek pushteti ekzekutiv tek të gjitha temat dhe çështjet, tek reforma në gjyqësor dhe çka është më e dëmshme, cenimi i lirisë së shprehjes. Sipas raportit të Komisionit Evropian, nga 38 fusha, Kosova ka pasur përparim pozitiv në katër, pak progres në pesë dhe progres të limituar në një fushë. Ndërkohë që në të tjerat, krahasuar me vitin e shkuar, Kosova ka regjistruar stagnim.

Top Channel/ Në Kosovë rritet çmimi i naftës, opozita akuzon qeverinë
09/04 20:02
Top Channel/ Beteja e Koshares, më 9 Prill 1999 kur UÇK theu kufirin mes Shqipërisë e Kosovës
09/04 12:35
Top Channel/ Kosovë, debat për Bordin e Paqes, jashtë rendit edhe rezoluta e PDK për luftën
08/04 20:06
Top News- Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Isa Mustafa kërkon ‘pajtim’ për presidentin
08/04 17:15
Top News- Transferimi i pushteteve në veri/ Kurti: Institucionet u shërbejnë të gjithëve njëjtë
08/04 16:17
Zgjedhja e presidentit të ri në Kosovë/ Rrustemi jep detaje se çfarë po ndodhë
07/04 19:36
Top Channel/ Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar!
07/04 10:59
Top News – Kurti optimist, opozita jo dhe aq. Takimi i parë me Abdixhikun për Presidentin e ri
06/04 22:00
Top Channel/ Ngërçi për presidentin në Kosovë, takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut nuk prodhoi konsensus
06/04 19:50
Top News- Kurti fton Hamzën për takim/ Kryetari i PDK i kërkon ftesë zyrtare me letër
06/04 17:38
Top Channel/ Takimi me Abdixhikun, Kurti optimist: Mund të kemi marrëveshje per presidentin!
06/04 15:00
Top News – Taksë për ‘jabanxhinjtë’. Propozimi nga komuna e Prishtinës shkakton debate
05/04 15:45
Top News – Bilanci i Vjosës në Presidencë. Si e vlerësojnë qytetarët mandatin e Osmanit
05/04 12:04
Top News-Deputetja britanike vlerëson Osmanin. ‘Largimi i saj erdhi në një moment të papërshtatshëm’
04/04 21:31
Top Channel/ Kosova pa President! Osmanit i dorëzon mandatin kryeparlamentares
04/04 19:38
Top News – Vjosa Osmani mbyll mandatin. Vlerësime e kritika për punën në presidencë
04/04 12:48
Top Channel/ Kosova mbetet pa President, Osmanit i mbaroi mandati 5-vjeçar
04/04 12:39
Top Channel/ Sot dita e fundit, Osmani dorëzon detyrën: Nuk mori dot një mandat të dytë!
04/04 12:19
Top Channel/ Dështon seanca për naftën në Kosovë, asnjë masë për çmimin
03/04 22:58
Top Channel/ Opozita i heq mikrofonin Kurtit, agravon debati në seancën plenare të Kosovës
03/04 20:48