Edhe Kosova po përballet me përmbytje pas reshjeve të shumta gjatë natës. Lagjja me e prekur është “Shote Galica”, e banuar kryesisht me banorë të komunitetit rom. Situata është vështirësuar në Gjakovë, pasi lumi Ereniku ka dalë nga shtrati. Tashmë me largimin e mbeturinave edhe ura ku kalon lumi është liruar. Oborret janë mbuluar nga balta, ndërsa banorët kanë nxjerrë çfarë kanë mundur nga shtëpitë.