Në dy ditët e fundit në Kosovë janë raportuar në Polici katër raste të dhunimeve e ngacmimeve seksuale dhe tetë raste të dhunës në familje. Kjo e ka bërë edhe me të domosdoshme nevojën e marrjes së masave për të parandaluar rastet e tilla, çka edhe Ministria e Drejtësisë insiston në ndryshimin e Kodit Penal për këto vepra penale.