“Kush del i fundit, të fikë dritat”...Komente si ky patën shoqëruar lajmin se kosovarët do të mund të udhëtonin pa viza nëpër vendet e zonës Schengen nga 1 janari i këtij viti, kujton REL. Që nga muaji prill i vitit të kaluar, kur u dha njoftimi, liberalizimi i vizave ishte parë me shqetësim nga organizatat joqeveritare në Kosovë, të cilat i druheshin “një përkeqësimi të ikjes së trurit”.