Në vendimin e nxjerrë të premten, institucioni më i lartë juridik i vendit, ka limituar edhe mundësinë e propozimit të një kandidati nga partia fituese e zgjedhjeve."Kryesuesi, ...Të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë", thuhet në vendim.