Për herën e shtatë ka dështuar konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje përsëri ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare që nuk gëzon mbështetjet e partive të tjera. Seanca u ndërpre për të vazhduar të martën në orën 10:00. Partitë që kanë qenë në opozitë deri tani, thonë se nuk do të ndryshojnë qëndrim e që Lëvizja Vetëvendosje qëllimisht po mban peng Kuvendin duke mos hapur rrugë për konstituim. Të dielën, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh i gatshëm të ulet në diskutim për zgjedhjet e jashtëzakonshme.