Edhe pas atkgjykimit të Gjykatës Kushtetuese e një takimi të gjatë, partitë politike nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje për ngërcin politik. Në tentimin e 39-të të konstituimit të Kuvendit të Kosovës u përsërit skenari i njëjtë, ku kryesuesi Avni Dehari ftoi partitë politike për të propozuar anëtarët për komisionin e fshehtë. Partitë e shfrytëzuan foltoren e parlamentit për të shprehur pakënaqësinë e tyre me situatën, pork jo coin ë ndërprerjen e fjalës së tyre nga ana e kryesuesit.