Debati për rritjen e cmimit të energjisë elektrike në Kosovë vazhdon i ashpër në parlamentin e vendit e jashtë tij. Por ndërkohë duket se kjo rritje, nuk do të prekë veriun me shumicë serbe të Kosovës. Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ZRRE, Ymer Fejzullahu tha se këto katër komuna veriore nuk janë pasqyruar në raportin konsultativ për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.