Të enjten është hedhur shorti për numrin që do të kenë partitë politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 12 tetorit. Nga numrat 100 deri në 199, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë numrin 105, Partia Demokratike e Kosovës 191, Lidhja Demokratike e Kosovës 113, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 174.