Gjykata Kushtetuese e ka nxjerrë vendim për masë të përkohshme për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në aktgjykimin e nxjerrë në orët e mbrëmjes, Kushtetuesja ka pezulluar cdo veprim dhe vendim të deputetëve të zgjedhur në lidhje me konstituimin e Kuvendit. “TË CAKTOJË ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me Seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30 (tridhjetë) ditor”, thuhet në vendim.