Për dy muajt e parë të vitit 2024 nga Kosova janë larguar 28 mjekë të rinj. Nga Oda e Mjekëve të Kosovës thonë që është trendi i njëjtë i ikjes për në Gjermani, sikur edhe vitin e kaluar, por mbetet shqetësuese. DEK Pelurat Sejdiu – kryetar i Odës së Mjekëve, Kosovë Për dy muajt e parë, deri sot, janë 28. Nuk është numër i vogël, d.m.th janë kolegë që i kanë marrë dokumentet e nevojshme prej Odës, që të punësohen në shtetet e perëndimit, kryesisht në Gjermani. Arsyet kryesore që shtyjnë mjekët e rinj të largohen nga Kosova janë të shumta, por që lidhen me kushtet e punës.