Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Në mesazhin e urimit, myftiu Naim Tërnava, tha se “të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste e cila vjen pas një sakrifice të madhe”, por gjeti rastin të thelsonte edhe një herë në fjalën e tij vlerën e madhe të familjes në një shoqëri gjithmonë e më të hapur si kjo e ditëve tona.