Prekazi edhe këtë mars mirëpriti qindra qytetarë nga e gjithë Kosova. Në 27 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që nisi me rezistencën e komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes së tij, krerët shtetërorë më gjashtë mars nderuan kontributin dhe sakrificën e tyre.